50 golashënuesit legjendë të historisë së futbollit botëror

Në listë janë përfshirë të gjithë më të mëdhenjtë. Ata që shënimin e golit e kanë dhunti, që janë shndërruar në legjende dhe heronj për klubet për të cilat kanë luajtur apo kombëtaret e vendeve të tyre. Nga Pele, i cili shënoi 1281 gola në 1363 ndeshje, te Lionel Mesi, i konsideruar sot si lojtari më i mirë në botë. Emra të tillë si Diego Maradona apo Ferenc Pushkash, Di Stefano apo Kristiano Ronaldo, i japin bukuri listës së përzgjedhur nga portali “Bleacher Report”. Nuk duhen harruar edhe emra të tillë si Hernan Krespo, Majkël Ouen, Zlatan Ibrahimoviç, Denis Bergkamp, Jozef Bican, Ali Daei, Karl Heinc Rumenige, Xhimi Haselbaink, Paulino Alkantara, etj.

PELE – Braziliani konsiderohet si më i madhi i më të mëdhenjve. Tri herë kampioni i botës shënoi gjatë karrierës së tij 760 gola në ndeshjet zyrtare, 541 në kampionate. Në total, Pele shënoi 1281 gola në 1363 ndeshje. Në Brazil, Pele shikohet si një hero kombëtar. Nofka e tij është “O Rei” (Mbreti).

FERENC PUSHKASH – Një nga lojtarët më të mëdhenj dhe shënuesi më i mirë me ndeshjet ndërkombëtare: 84 gola në 85 ndeshje. Në total ai shënoi 558 gola në 564 ndeshje. I vetmi peng i tij, nuk fitoi dot Kupën e Botës me Hungarinë.

DIEGO MARADONA – Shënimi i golave nuk ishte arma më e fortë e Maradonës, pasi argjentinasi ishte një plejmejkër, por ai shënoi gjithmonë gola të rëndësishëm. Kjo është dhe arsyeja që ai konsiderohet si një nga futbollistët më të shkëlqyer të gjitha kohërave. 34 gola në 91 ndeshje me Kombëtaren, 258 gola në 494 ndeshje me klubet.

LIONEL MESI – Është një nga golashënuesit më vdekjeprurës të ditës së sotme. Ka shënuar 152 gola në 235 ndeshje me Barcelonën, duke dhënë edhe 64 asiste. Në moshën 23 vjeç konsiderohet si një nga lojtarët që mund të krahasohet me Maradonën.

ALESANDRO DEL PIERO – Sulmuesi italian është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Juventusi, duke lënë pas një emër të madh si Xhampiero Boniperti. Del Piero është shënuesi i tetë më i mirë në Ligën e Kampioneve. Dy herë golashënuesi më i mirë i Champions League.

MISHEL PLATINI – Presidenti aktual i UEFA-s është lojtari francez më i mirë, së bashku edhe me Zinedin Zidanin. Fitoi tri herë “Topin e artë” dhe shënoi 312 gola në 580 ndeshje, disa prej tyre perla të vërteta si me Juventusin ashtu dhe me Francën.

ZIKO – I mbiquajtur shpesh “Pele i bardhë”, Ziko është një nga finalizuesit më të aftë dhe ndoshta një prej lojtarëve më të mirë të fillimit të viteve ’80. 52 gola në 72 ndeshje me Brazilin dhe pjesëmarrës në tre Kupa të Botës: 1978, 1982 dhe 1986.

HUGO SANÇEZ – Lojtari më i mirë meksikan i të gjitha kohërave. Fitoi pesë herë titullin e golashënuesit më të mirë të Primera Divizionit, katër prej tyre rresht duke u shnërruar në një legjendë te Reali i Madridit. 427 gola në 694 ndeshje me klubet.

GUNAR NORDAHL - 442 gola në 504 ndeshje e shpjegojnë më së miri se përse ai është në këtë listë të përzgjedhur. Në vitet e tij më të mira me Milanin ai u shndërrua në një legjendë. Për Milanin në vitet 1949-156 ai shënoi 210 gola në 257 ndeshje.

RONALDO – Braziliani konsiderohet nga shumë ekspertë si një nga sulmuesit më të mirë të gjitha kohërave. Përpara dëmtimit të tij, ai ishte një makinë e vërtetë golash. Gjithsesi, edhe pas rikuperimit, ai vazhdon të shënojë me një lehtësi të habitshme. Edhe sot, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës dhe një legjendë në futboll.

DI STEFANO – Një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Realit të Madridit dhe lojtari kyç në fitimin e pesë titujve kampionë të Realit në Ligën e Kampioneve në vitet ’50. Ai dhe sot vështrohet si nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave dhe sigurisht një golashënues vdekjeprurës. 376 gola në 520 ndeshje për të.

GERD MYLER – Gjermani është një nga sulmuesit më prodhimtarë të gjitha kohërave me ekipet kombëtare, duke shënuar 68 gola në 62 paraqitje, 364 gola në Bundesligë dhe 66 gola në 74 ndeshje të kompetcioneve evropiane të klubeve. Ai e shpenzoi karrierën e tij te Bajerni i Munihut dhe është gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

RUD VAN NISTELROI – Sulmuesi holandez është pa dyshim një nga finalizuesit më të mirë të gjitha kohërave, dhe ai rallë gabon kur i paraqitet një shans. Në 88 ndeshje në kompeticionet evropiane, ai ka shënuar 62 gola, një mesatare që pak lojtarë e kanë. Edhe pse është drejt plakjes, ai vazhdon të shënojë për Hamburgun. Ai është i vetmi që ka qenë golashënuesi më i mirë në tre kampionate të ndryshme: ligën holandeze, Premier Ligën angleze dhe La Ligën spanjolle.

EUSEBIO – Konsiderohet si një nga futbollistët portugezë më të mirë të gjitha kohërave. Fituesi i “Topit të artë 1965”. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Benfikës që fitoi dy kupa evropiane dhe ishte gjithashtu shënuesi më i mirë i Kupës së Botës në vitin 1966 me nëntë gola, duke e udhëhequr Portugalinë në një vend të tretë të shkëlqyer. 863 ndeshje, 809 gola për të në të gjitha kompeticionet.

KRISTIANO RONALDO – Portugezi 25-vjeçar është një nga golashënuesit vrasës të ditëve të sotme. Në sezonin 2007-2008 ai shënoi 42 gola për Mançester Junaitid, ndërkohë që dhe sot ai po e ruan aftësinë për të shënuar edhe te Reali i Madridit: 42 gola në 43 ndeshje në kampionat, dhe 54 gola në 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet gjatë dy sezoneve të para të tij me Realin. Një mesatare e frikshme.

ROMARIO – Braziliani është një prej sulmuesve më të talentur, i pajisur me dhuntinë e golit. FIFA i njeh zyrtarisht 929 gola, por vetë Romario ka publikuar një listë ku ai ka shënuar në total 1000 gola, ky u fundit me penallti dhe në moshën 41 vjeç.

MARKO VAN BASTEN – Sulmuesi holandez ishte golashënuesi lider i  “Dream team” të Milanit, duke dominuar skenën europiane midis fundit të viteve ’80 dhe fillimeve të viteve ’90. Goli i tij  legjendar në finalen e Euro 1998-s konsiderohet nga shumë si një prej golave më të mëdhenj të gjitha kohërave. 218 gola në 280 ndeshje me klubet; 24 gola në 58 ndeshje me Holandën. Është  3 herë fitues i “Topit të artë”.

MARIO ZHARDEL – Sulmuesi brazilian shihet si “gjahtari pa lejë” në shënimin e golave. Në Europë ai luajti për Porton, Gallatasarajin dhe Sportingun, duke shënuar 267 gola në 272 ndeshje. Në sezonin 2001-2002 ai shënoi 55 gola në 42 ndeshje. Ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve në sezonin 1999-2000.

FERNANDO PEJROTEO – Sulmuesi i Portugalisë dhe Sportingut të Lisbonës shënoi 371 gola në 187 ndeshje, duke pasur mesataren ëm të mirë në histori me 2.17 gola për ndeshje.

ANDRIJ SHEVÇENKO – Sulmuesi ukrainas ëhstë një legjendë të Dinamo e Kievit dhe Milani dhe është aktualisht shënuesi i tretë më i mirë në historinë kompeticioneve europiane të klubeve me 64 gola. Ai fitoi midis të tjerave “Topin e artë” të vitit 2004.

RIVALDO – Braziliani e mori përsipër Barcelonën gjatë një prej periudhave më të errëta të saj në shënimin e golave dhe me aftësitë e tij ai e provoi veten si një lojtar kyç. Shënoi 5 gola në Kupën e Botës së vitit 2002, ndërkohë që dha asistet e dy golave të Ronaldos në finalen e kompeticionit.

GERI LINEKER – Sulmuesi anglez ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës me cilindo ekip që ai luajti, por dhe me Kombëtaren e Anglisë. Ai ishte shënuesi më i mirë në Kupën e Botës së vitit 1986.

TIERI HENRI – Me 226 gola dhe 92 asistë në 369 ndeshje, Tieri Henri është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Arsenalit, duke i udhëhequr atë në tre tituj kampionë. Pas aventurës te Barcelona, aktualisht luan në Shtetet e Bashkuar me Nju Jork Red Bull.

RAUL GONZALES
 – Edhe pse mesatarja e shënimit të golave nuk është ajo më e mira, Raul Gonzales është shënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit dhe i dyti më i mirë në Europë. Ai është gjithashtu shënuesi i dytë më i mirë i Spanjës.

DAVID VIJA - David Vija është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Spanjë dhe ishte golashënuesi më i mirë në Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010. Mesatarja e tij 0.56 gola për ndeshje është përshtypjelënëse.

DAVID TREZEGE – Sulmuesi francez është ndoshta më shumë i njohur për golin e tij të artë në finalen e Euro 2000. Ai është një nga ata sulmues që kanë nevojë për një shans të vogël për të shënuar dhe numrat e provojnë atë.

ALAN SHIRER – Ndoshta nuk ka fituar shumë tituj, por Alen Shireri mbetet një nga sulmuesit më mirë në Angli, duke shënuar një numër të madh golash.

JOHAN KRUJF – Legjenda holandeze mbetet një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Si me Ajaksin ashtu dhe me Barcelonën, ai shënoi një numër të pafund golash, duke i udhëhequr ekipet drejt lavdisë. Është  3 herë fitues i “Topit të artë”.

ZHYST FONTEN – Legjenda franceze është shënuesi i katërt më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Pjesa më argëtuese e tij është se të 13 golat e tij u shënuan në të njëjtin turne, në vitin 1958, duke vendosur një rekord ende të pathyer.

GABRIEL BATISTUTA – Sulmuesi argjentinas, i njohur ndryshe edhe me “Batigol”, është një nga finalizuesit më të mëdhenj të gjitha kohërave dhe ai ai terrorizoi mbrojtjet e skuadrave italiane përgjatë një dekade. 246 gola në 442 ndeshje me klubet, 66 gola në 88 ndeshje me Argjentinën.

SANDOR KOSHIÇ – Sulmuesi hungarez është golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave, duke shënuar 75 gola, midis tyre shtatë tripleta. Në nivel klubesh, ai shënoi 295 gola në 335 ndeshje.

HENRIK LARSON – Gjatë viteve të tij te Sëlltiku, Larsoni i shënonte shumë thjesht golat. Në sezonin e tij më të mirë realizoi 53 gola në 50 ndeshje. Në perëndim të karrierës së tij, ai u bashkua me Barceloën duke e ndihmuar atë të fitojë Ligën e Kampioneve.

SAMUEL ETO – Është padyshim një prej lojtarëve më të mirë afrikanë të gjitha kohërave. Ai u bë një legjendë te Barcelona, duke fituar trofe të pafund. U largua te Milani dhe fitoi “treble”, tre trofetë brenda një sezoni. Në superformë këtë sezon.

JAN RUSH – Është sigurisht sulmuesi uellsian më i mirë. Gjatë viteve të tij te Liverpuli, ai shënonte më shumë se 30 gola për çdo sezon, teksa ka shënaur dy herë më shumë se 40 gola.

FILIPO INZAGI – Sulmuesi italian është një nga prodhimtarët për më shumë se një dekadë. Ai është ende i fuqishëm. Golat e tij kundër Realit të Madridit e bënë atë golashënuesin më të mirë në Europë me 70 gola.

ROJ MAKAJ – Holandezi është një nga sulmuesit më prodhimtarë. E udhëhoqi Deportivon te titujt në Spanjë dhe ruajti të njëjtin ritëm te Bajerni. Është autori i golit më të shpejtë në Ligën e Kampioneve, vetëm pas 10.2 skondash në vitin 2007 dhe kundër Realit.

DIDIER DROGBA – Një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe një nga më të mëdhenjtë që ka nxjerrë Afrika. Ka qenë dy herë golashënuesi më i mirë i Premier Ligës. Në moshën 32 vjeç është akoma në formë. Sezonin e kaluar shënoi 37 gola.

ZHAN PIER PAPËN – Fituesi i “Topit të artë” të vitit 1991 e kishte për zakon të shënonte më shumë se 30 gola për Marsejën dhe e udhëhoqi atë në fitimin e Ligës së Kampioneve. 228 gola në 548 ndeshje.

DENIS LO – Është një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave të Mançester Juanitid dhe një golashënues i lindur. I mbiquajtur “King” (Mbreti) shënoi 257 gola në karrierën e tij. Mban rekordin te Mançesteri duke shënuar 46 gola në një sezon.

DAVOR SHUKER – Sulmuesi kroat më i mirë i të gjitha kohërave pati një karrierë të shkëlqyer në Spanjë me Seviljan dhe Realin e Madridit. Ishte shënuesi më i mirë i Kupës së Botës në vitin 1998 duke i dhuruar Kroacisë vendin e tretë.

HRISTO STOJÇKOV – Lojtari më i mirë bullgar. Udhëhoqi Bullgarinë në vendin e tretë në Kupën e Botës së vitit 1994 dhe fitoi “Topin  e artë” po në këtë vit. Një nga 125 futbollistët më të mëdhenj të botës të përfshirë në listën “Pele”.

JURGEN KLINSMAN – Kampion i botës në vitin 1990, kampion i Europës në vitin 1996 dhe legjendë në Gjermani. 238 gola me klubet dhe 47 gola në 107 ndeshje me Gjermaninë. Klinsman shënoi në të gjashtë turnetë e mëdhenj ku mori pjesë.

MIROSLAV KLOZE – Në nivel klubesh nuk është se ka një mesatare të mirë, por me kombëtaren gjermane ai është një makinë e vërtetë. Golashënuesi i dytë më i mirë i Gjermanisë, 58 gola në 105 ndeshje, dhe i dyti në Kupën e Botës, 14 gola.

RUDI FËLER – Sulmuesi gjerman luajti në shumë klube të Bundesligës dhe gjithmonë shënoi shumë gola. Ai realizoi 47 gola me fanellën e Gjermanisë dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 1990.

HEKTOR JAZALDE – Kur laujti për Sportingun e Lisbonës, Jazalde shëmoi 46 gola në 29 ndeshje dhe fitoi “Këpucën e artë” në vitin 1974. Luajti me Marsejën dhe disa klube argjentinase. Në total shënoi 256 gola në 393 ndeshje.

TELMO ZARRA – Spanjolli luajti gjatë gjithë karrierës së tij te Altetiko e Madridit dhe shëoi 252 gola në 278 ndeshje, duke e fituar gjashtë herë “Këpucën e artë” në Spanjë. Ai është shënuesi më i mirë i La Ligës dhe Kupës së Mbretit.

MARIO KEMPES – Midis shumë golave të tij, ai në finalen e Kupës së Botës së vitit 1978 është momenti kulmor i tij. E udhëhoqi Argjentinën në fitimin e titullin e parë botëror. 280 gola për klubet, 20 gola për Argjentinën.

ENRIKE CASTRO - “Quini” e fitoi pesë herë “Këpucën e artë”, duke luajtur për Sportingun e Gijonit e më pas dhe me Barcelonën, ku ai bëri çfarë ai dinte të bënte më mirë: të shënonte lehtësisht. 283 gola në 485 ndeshje.

BEBETO – Një tjetër lojtar brazilian me dhuntinë e golit, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 1994 dhe ishte golashënuesi më i mirë në çdo ekip që ka luajtur. Për Brazilin shënoi 39 gola në 75 ndeshje.

ÇEZARE RODRIGUEZ – Është ende një legjendë te Barcelona për të cilën shënoi 235 gola në 351 ndeshje dhe u udhëhoqi në fitimin e pesë titujve kampionë.